Golfistja profesioniste lë sportin në moshën 29 vjeçare

Një sportiste profesioniste golfi në SHBA ka njoftuar tërheqjen nga sporti në moshën 29-vjeçare duke cituar presionin psikologjik të të qenit në qendër të vëmendjes. Lexi Thompson, prej 12-vitesh konkurrente e ligës LPGA, konfirmoi tërheqjen me një letër të hapur në rrjetet sociale në 28 maj. “Megjithse ishte një rrugëtim i bukur, nuk ka qenë gjithmonë i lehtë”, shkruan Thompson në komentin e saj shoqëruar me pamje nga momente të karrierës.

“Kam luftuar golf që kur isha 12 vjeçe dhe gjithmonë nën hetimin e vëmendjes, kamerave dhe presionit. Kamerat kapin çdo lëvizje, si në fushë dhe jashtë saj. Rrjetet sociale nuk flenë kurrë, me komente e kritika që vërshojnë nga e gjithë bota. Është torturuese të ruash buzëqeshjen kur përpiqesh të shuash vuajtjet e brendshme”.

Thompson u bë e njohur kur u kualifikua në kampionatin LPGA prej moshës 12 vjeçare në 2007, duke u bërë më e reja që e arrinte. Gjatë gjithë karrierës ajo fitoi 11-herë turneun LPGA Tour dy olimpiada dhe ka fituar një total monetar prej $14 milionë. Thompson shtonte në video se ka gjetur qetësi kur ka folur publikisht për përpjekjet e shëndetit mendor.

“Duke folur për betejat e mia personale, arrita të krijoj lidhje me të tjerë që ndjeheshin të izoluar në vuajtjet e tyre, kjo na ofronte një sens komuniteti e mirëkuptimi. Sa herë që ndan diçka me të tjerë, jepet mesazhi se nuk ka problem të kesh probleme, se të kërkon ndihmë është një shenjë force e jo frike”.

Thompson foli për rolin e shëndetit mendor në konferencën e të martës duke njoftuar tërheqjen nga turneu 2024 U.S. Women’s Open, ku dhe kishte nisur karrierën e saj.

“Mendoj se të gjithë kemi problemet tona mendore. Në golf për shembull më shumë humbet sesa fiton, kështu që është një betejë e vazhdueshme për të vënë vetëm tënde para kamerave, dhe kur nuk merr rezultatet kritikohesh, si në çdo sport tjetër. Kështu që është e vështirë, nuk besoj se dikush e ka të thjeshtë”.

Ajo shtonte: “Është e rëndësishme të pranojmë të kërkojmë ndihmë dhe të rrethojmë veten me njerëz që na ndihmojnë sepse ata janë aty”.

Komentet e Thompson për shëndetin mendor vijnë vetëm disa ditë pasi golfisti profesionist Grayson Murray kreu vetëvrasje. Prindërit e tij Eric e Terry Murray thonin në një deklaratë: “Jeta nuk ishte e thjeshtë për Grayson, por megjithëse ai vrau veten, e dimë se tani është i qetë”. Të tjerë atletë profesionistë kanë folur për presionin e konkurrimit në syrin e publikut, si gjimnasti Simone Biles apo futbollisti i  Los Angeles Rams, Stetson Bennett, që kanë konfirmuar largimin nga skuadrat prej problemeve mendore.

sfidanti.al