Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe partnerja e tij Marigona janë në pritje të fëmijës së dytë. Me anë të një postimi në “Instagram”, modelja bën me dije ndjekësit për pjesëtarin më të ri të familjes së tyre të vogël, që do të vijë së shpejti.
“Po, bebi numër 2 po vjen. Me zor pres të të takoj!” – shkruan ajo poshtë fotografisë bardhezi me partnerin. Gjithashtu, ajo bëri me dije se është në muajin e katërt të shtazënisë. Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali të vogël.
sfidanti.al