Edhe në regbi, ashtu si në sportet e tjera ka disa simbole dhe tradita që lidhen me ngjyrat. Irlanda dhe Uellsi kanë qenë prej 140 vjetësh me fanelat e tyre karakteristike, të cilat nuk i kanë ndryshuar kurrë. Irlandezët kanë veshur gjithnjë ngjyrën e blertë, sipas legjendës së tërfilit, ndërsa uellsianët kanë qenë të kuq.
