Polemika të forta pasi Reali barazoi me Gironën

Karlo Ançeloti e humbi qetësinë në një rast të rrallë që i ndodh në karrierë. Mediat madrilene bërtitën “gabim”, ndërsa Gironës iu akordua një penallti në 79’ në sfidën në La Liga në “Bernabeu”, ndërsa në Katalonjë thirrën për të kundërtën. “Marka” dhe “AS”-i shkruajtën se prekja pa dashje dhe rikoshetë e topit me dorë nga Marko Asensio nuk mund të konsiderohej penallti, siç u akordua pas këshillimit me VAR-in. “Marka” shkruan se topi i ra Asensios më parë në gjoks dhe pastaj në krahun që nuk e kishte të shtrirë. Gjithsesi, në Katalojnë e përditshmja “Sport” thotë se arbitri gaboi në fund duke ndaluar një kundërsulm të Gironës që mund të kishte sjellë golin e dytë. Po ashtu, kujtohet penalltia e padhënë për Levandovskin në “El Klasikon” e luajtur në “Bernabeu”.

Sfidanti.al