Në Angli dhe në gadishullin iberik po habiten, dhe shtangia ndodhi pas ndeshjes së fundit në Premier Ligë. David De Gea ishte “monumental” për Mançester Junajtidin në fitoren 1-0 ndaj Uest Hemit në “Old Traford”, sukses që e ngjiti në vend të pestë ekipin e trajnerit Erik Ten Hag. Çelsi u la pas, ndërsa zona Champions është vetëm 1 pikë larg. Gjithsesi, përtej golit të shënuar nga Markus Rashford, heroi i ndeshjes ishte portieri spanjoll i cili bëri të paktën 3-4 pritje të shkëlqyera. Pyetja që ngrihet në ishull dhe në Spanjë është sesi është e mundur që trajneri i kombëtares, Luis Enrike, nuk e ka llogaritur De Gean as në grumbullimin e parë të madh me 55 emra për në Kupën e Botës në Katar?!
Sfidanti.al