Sarri i fut një kunj Romës: Një lojtar i vuri dorën arbitrit dhe nuk mori karton!

Trajneri i Lacios ishte shumë i zemëruar pas humbjes së ekipit të tij ndaj Salernitanës në Serinë A. Mauricio Sarri pranoi se kryeqytetasit e patën fajin vetë për humbjen pasi “e menduam ndeshjen të fituar dhe goli i barazimit na zuri në befasi, e pas tij u prishën të gjithë ekuilibrat”. Gjithsesi, ish-tekniku i Napolit, Çelsit dhe Juventusit e ka me arbitrin dhe me kartonin e verdhë ndaj Milinkoviç-Saviçit që i humbi derbin ndaj Romës. “Milinkoviç nuk bëri faull, – tha ai, – faullin e bëri kundërshtari, ndërsa arbitri i katërt më tha se u kontrollua VAR-i se mos duhej kartoni i kuq. Në 50 vjet në futboll, është hera e parë që e shoh”. Më pas, Sarri lëshoi një kunj për Romën. “Kam parë lojtarë (Karsdorp) që kanë prekur arbitrin me dorë dhe nuk janë ndëshkuar me karton”, – tha ai.

Sfidanti.al