Jo vetëm Barcelona, Spanja po nis dominimin në futbollin e femrave

Ne në Shqipëri lumturohemi që Vllaznia jonë e vajzave ndodhet përballë Realit të Madridit në Champions, ndërsa në Iberi janë të kënaqur që futbolli femëror i vendit të tyre po njeh maja gjithnjë e më të larta. Pasi Barcelona synon dominimin e Ligës së Kampionëve, me fitoren në 2021 dhe finalen në 2022, kemi skuadrat përfaqësuese të moshave që po shkëlqejnë. Një gol i shënuar me penallti në 82’ nga Guzman bëri që Spanja U17 të shpallej kampione e botës. U fitua Botërori i moshës në finalen ndaj Kolumbisë, dhe kjo për të dytën herë radhazi. Spanjollet kanë dalë kampione të botës edhe për U20, si dhe kanë dalë kampione të Europës për U17 dhe U19!

Sfidanti.al