Nga gjashtë vendet e para si skuadrat më të shtrenjta të Europës, pesë janë nga Premier Liga. Vetëm Paris SG është në gjendje të konkurrojë deri në një farë pike. Mançester Siti jepet formacioni me vlerën më të madhe të kontinentit që arrin në 650 milionë euro, apo 560 milionë paundë stërlina. Paris SG është në vend të dytë me vlerën 510 milionë euro, ndërsa Mançester Junajtidi është i treti me 480 milionë euro. Pas tyre vijnë Liverpuli, Çelsi dhe Arsenali, ndjekur nga Reali i Madridit (370 milionë euro) dhe Barcelona (333 milionë euro). Juventusi dhe Bajerni mbyllin 10 vendet e para, ndërsa 12 nga 20 ekipet e para janë të Premier Ligës!
Sfidanti.al