Milani, Pioli: Nuk ishte mbrëmja jonë më e mirë!

Trajneri kuqezi nuk deshi të “fshihej”, ndërsa nuk deshi as që të komentonte protestat e Torinos për golin e pësuar në ndeshjen e Serisë A. Stefano Pioli ishte më shumë i hidhëruar për mënyrën sesi humbi Milani i tij sesa me vetë disfatën dhe për faktin se Napoli ndodhet 6 pikë larg në krye të renditjes. “Siç ndodh shpesh, rezultati vendoset brenda zonës së rreptësisë, – tha Pioli, – dhe kundërshtarët u treguan më të aftë sesa ne. i patëm disa mundësi, por nuk ishim të saktë dhe na mungoi cilësia. Pasi pësuam dy golat u përpoqëm shumë, luajtëm me zemër, por ndeshja u bë e vështirë. Nuk ishte mbrëmja jonë më e mirë”.

“Ta marrë djalli, çfarë Demi”, – titullon “La Gazeta delo Sport” duke bërë lojë fjalësh me nofkën që ka Torino në Itali. “Il Korriere delo Sporti” komenton se Napoli u arratis pasi Torino mundi Milanin, ndërsa të shtunën është sfida Atalanta-Napoli në Bergamo. Gjithsesi, ndeshja në Torino pati edhe polemika, madje të forta. Vendasit protestuan ashpër për golin e shënuar nga miqtë, i cili sipas tyre duhej anuluar sepse Mesias shkaktoi më parë faull. Arbitri jo vetëm që nuk ndërhyri, por as nuk u këshilluar me VAR-in, ndaj edhe trajneri i Torinos, Juriç, protestoi ashpër derisa u përjashtua me karton të kuq. Gjithsesi, vendasit fituan duke i bërë një dhuratë vetes, por edhe Napolit që është 6 pikë mbi Milanin në krye të Serisë A.

Sfidanti.al