Qendroi dy vjet pushim nga futbolli, diçka jo aq shumë e thjeshtë dhe e shpeshtë për një trajner futbolli. Luçiano Spaleti u largua nga Interi i Milanos dhe pati nevojë për pushim, e po ashtu nuk pati ofertat “e duhura”. Këta dy vjet, tekniku i njohur me nofkën “prifti” (il prette) i kaloi një ekonominë e tij bujqësore në Toskanë, në fermën e quajtur “La Rimesa” (La Rimessa). Aty ai mbajti pula, pata, gjela deti, ndonjë dele apo gomar, si dhe u mor me frutikulturë, si me ullinj për të bërë vaj, dhe me vreshta për të bërë verë. Aty priti edhe shumë turistë.
Çfarë ndihme pati Luçiano Spaleti në fermën e tij? “Në qetësinë e Rimesës, – thotë ai, – unë gjeta zgjidhje të reja, mënyra të reja, ashtu si një murg në manastir, sepse unë isha vetëm dhe arrita të prek thellësitë e shpirtit tim”. Në aspektin sportiv, kjo do të thotë se ai u mor me studimin e profesionit të trajnerit, e duket se koha u shpenzua mirë atje. Në krye të Napolit, Spaleti po fiton gjithçka deri tani këtë sezon, dhe synon që kjo seri të vazhdojë edhe sonte në “Anfild” ndaj Liverpulit në Champions.
Sfidanti.al