Lebroni i afrohet rekordit të Xhabarit, i duhen edhe 1 170 pikë!

Ka shënuar deri tani 155 pikë në 6 ndeshje, dhe kjo do të thotë rreth 26 pikë për çdo sfidë në këtë sezon. Një mesatare më e ulët sesa ajo e edicionit të kaluar (30.3), por gjithsesi e shkëlqyer për një basketbollist që është gati 38 vjeç (i mbush në 30 dhjetor). Lebron Xhejmsi po i afrohet me të shpejtë rekordit të pikëve në sezonet e rregullta të NBA-së që e mban ende Karim Abdul-Xhabari dhe pritet që ta kalojë diku pasi të kalojë gjysma e vitit sportiv. Legjenda e dikurshme e Lejkërsave ka 38 387 pikë, ndërsa Lebroni është vetëm 1 170 pikë pas tij me 37 217, i ndjekur nga Karl Maloun, Kobi Brajant, Majkëll Xhordan, Dirk Novicki e Uilt Çembërlen, që janë ata që  kanë shënuar mbi 30 000 pikë.

Sfidanti.al