“Marka” paralajmëron Ançelotin: Ke një problem të madh!

E përditshmja madrilene shkruan se Reali që u pa ndaj Gironës, ashtu si edhe ai në Champions ndaj Lajpcigut, pati një dobësi të rëndësishme që mund të sjellë momente të rrezikshme edhe në të ardhmen. “Marka” shkruan se Karlo Ançeloti ka një problem të madh (problemon) në mbrojtje, ndërsa Girona krijoi disa raste të rrezikshme, ashtu si edhe Lajpcigu. Vërtet që portieri Kurtua ishte shumë i mirë, por nuk ndodhi kështu sidomos me Alabën dhe Rydigerin, por edhe me Karvahalin dhe Mendinë, ndërsa dy mesfushorët-emblemë si Modriç dhe Kros, vuajtën në këtë ndeshje.

Sfidanti.al