Trajneri bavarez e ka pasur të vështirë të bëjë ndryshime të mëdha në një sezon të vështirë, ku shpesh ai ka qenë nën kritika. Ndërsa Bajerni i afrohet javëve të fundit para Kupës së Botës, situata me dëmtimet nuk është nga më të mirat. Jashtë fushe janë portieri e njëkohësisht kapiteni Manuel Nojer, ylli veteran Tomas Myler, Lykas Hernandez, Leroi Sane dhe Buna Sarr, ndërsa po ashtu Matijs De Ligt është me probleme fizike. Kësaj i shtohet përplasja në stërvitje e Nagelsmanit me mbrojtësin francez Pavar, që dëshiron më shumë kohë për të luajtur. Ka sugjerime nga mediat, madje besohet edhe nga shefi ekzekutiv Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Salihamixhiç, që tek Bajerni të ketë më shumë rotacion.
Sfidanti.al