Donçiç-Adetokumbo është dueli për “kurorën” në NBA, Jokiç i ndjek!

Amerikanët kanë pasur gjithmonë talente të mëdhenj të basketbollit dhe natyrisht që kanë ende, por duket se “produktet” nga jashtë kufirit po shtohen dhe po bëhen gjithnjë e më të mira. Fillimi i sezonit të ri në NBA vërtetoi atë që u vu re në dy edicionet e kaluara, pra që yjet nga Europa po luftojnë për vendet e para. Nikola Jokiç doli dy herë radhazi më i miri i sezonit të rregullt, Luka Donçiç ishte fillimisht debutuesi i vitit, ndërsa në 2021 ishte Janis Adetokumbo që fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të finaleve (MVP), diçka që në 2021-2022 e bëri amerikani Stefën Kërri. Pas 2 javëve të para të vitit të ri të koshit, vlerësimin më të lartë e kanë Janis Adetokumbo me 40 dhe Luka Donçiç me 38.8. Nikola Jokiç, që është i treti, i ndjek nga larg me 33.9! Donçiç është edhe shënuesi më i mirë me 36.7 pikë për ndeshje, i ndjekur nga Adetokumbo me 34.4.

Sfidanti.al