Bulku kalon turin në Europian, për kë e kishte fjalën Edi Reja si “pasardhës”?!

Janë dashur të kalonin 9 vjet që Shqipëria U17 të kalonte raundin e parë në kampionatin e kontinentit dhe të shkonte në nivelin e Elitës. Këtë, ekipi e arriti nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku, i cili prej vitesh është afruar nga FSHF-ja si “trajner kombëtar”, me synimin për të shkuar sa më lart. Pasi u ndodh në krah të De Biazit në kombëtare, dhe pasi e drejtoi ekipin kuqezi vetëm për një sfidë pas ikjes së Panuçit, ish-mesfushori i Tiranës, arriti suksesin e parë të rëndësishëm në stol. Shqipëria U17 nuk është se shkëlqeu plotësisht, por gjithsesi vendi i tretë e ndihmoi për kualifikimin për herë të parë që nga koha e trajnerit Mustendanagiç. Mos vallë, në FSHF po përgatisin një trajner shqiptar “jashtë radhe” për ta afruar me stolin e kombëtares së të rriturve, përderisa Bulku ka kaq vite që punon në stafet kuqezi? Mos vallë edhe Edi Reja kishte parasysh këtë gjë kur tha pak ditë më parë se “pasardhësin tim mund ta gjeni midis jush”.

Sfidanti.al