Nuk ka si shkon më keq me karrierën e tij në këtë moment. Mesfushori i rëndësishëm i “gjelave” dhe i “zebrave” është thuajse 100 për qind me siguri jashtë Kupës së Botës në Katar, përderisa ende nuk ka nisur stërvitjen me Juventusin. Botërori nis tani në nëntor dhe Pol Pogna është ende në rikuperim pas operacionit në gju. Për fatin e tij të mallkuar, ylli i Francës nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Juventusin që kur u bashkua në verë nga Mançester Junajtidi. Mjekët parashikuan dy muaj afat për riaftësim, ndërsa trajneri i kampionëve të botës, Didie Deshamp, thotë se “as unë, dhe as ai, nuk duam që lojtari të thirret në ekip pa qenë në formë të plotë, pa luajtur ndeshje”.
Sfidanti.al