Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Nejmar, qëkur ka ardhur te PSZH-ka ka qenë me “raport mjekësor” plot 158 ditë, ndërkohë që ditët e fundit ai përsëri ka marrë një “raport” tjetër. Dëmtimi i ri-i vjetër në shputën e këmbës të Nejmarit iu dha “ushqim” të ri cinikëve që e quajnë atë “braziliani prej qelqi”!

