Secili vazhdon të bëjë lojën e vet, me një egoizëm që fshihet nga buzëqeshjet, fjalët e kulturuara, por që nënkuptimin e kanë si “maja thike” kundër të tjerëve. Uanda Nara nuk mund të kishte gjetur moment më të keq për Interin, për të deklaruar se “dikush i ka thënë Ikardit që do të qendrojë në ekip”. Nënkuptimi, sipas mediave, ishte se “njeriu misterioz” na qenka presidenti i klubit, Çang, diçka që ia ngriti nervat administratorit të deleguar zikaltër, Bepe Marotës.
“Ndjeva një bezdi të vogël, – u përgjigj ai, – për kohën në të cilën u thanë fjalët, dhe mënyrën sesi u thanë. Përgënjeshtroj që ndonjë zyrtar i Interit apo presidenti Çang të kenë ftuar Ikardin për të qendruar”. Ish-drejtuesi parimor i Sampdorias dhe Juventusit, theksoi se “kemi përcaktuar një strategji të saktë, që e kemi bërë të ditur në kohën e duhur, dhe do të jemi deri në fund besnikë të kësaj strategjie, pasi askush tek Interi mund të shkatërrojë një vendim që e kemi marrë së bashku”.
Nuk besohet se ka nevojë të komentohen fjalët që flasin vetë, por pyetja është: Përse i është dhënë Ikardit, fanela me numrin 7? Përgjigja duhet të jetë kjo: Sepse Interi sheh interesin e tij, dëshiron ta largojë lojtarin, por jo me çdo kusht, dhe në fund, Ikardi mund të mbetet aty thjesht për faktin se nuk u arrit të transferohej, dhe të luajë një rol që do të varet nga sjellja e tij dhe e së shoqes!
Sfidanti.al