Guardiola akuzon për komplot kundër Sitit në Angli

Gjatë sezonit të kaluar u shpreh se ndjeu diferencim për ekipin e tij në krahasim me të tjerët. Pep Guardiola lëshoi një tjetër akuzë të fortë lidhur me drejtësinë në futbollin anglez, duke lënë të nënkuptohet (por, fare qartë) se Mançester Siti do të duhet të luftojë jo vetëm kundër kundërshtarëve në fushë, por edhe ndaj atyre jashtë saj. Mjaftoi një pyetje për një penallti të mundshme në ndeshjen ndaj Bornemuthit që katalanasi të mos fshihej aspak.

“Sfida për ne do të jetë e jashtëzakonshme këtë sezon, – tha ai, – pas fitores së dy titujve radhazi, sfida do të jetë e madhe. Unë nuk pashë ndonjë penallti për ne, unë pashë prekje të pastër me dorë në ndeshjen e kaluar, por jo penallti këtë herë. Ju lutem, jo 11-metërsh”. Guardiola ishte shprehur javë e muaj më parë, se Mançester Siti nuk kishte marrë vlerësimin e merituar, ndërsa mediat më shumë ishin përqëndruar tek Liverpuli apo Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al