Qoftë edhe një martesë mund të quhet një lloj interesi, jo më kur vjen puna tek lavdia dhe paratë e futbollit. Mauro Ikardi e ka në rregull martesën familjare me Uanda Narën, ndërsa duhet të gjejë ekuilibrat në “kurorëzimin” profesional. Pra, Juventus apo Inter? Inter apo Juventus? “Gojët e këqia” (Kasano) thonë se çifti po pret Juven, e cila ende nuk po “vjen”, madje Paratiçi deklaroi se “jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi”.
Uanda, ndërkaq, kërkon të sigurojë “shpinën”, duke thënë se “për mua, Mauro do të mbetet tek Interi”. “Ka refuzuar shumë oferta, unë kam bërë punën time, kam folur me shumë klube, por vendimin e merr ai”, – ishin fjalët e agjentes dhe gruas së sulmuesit. E vërtetë që Ikardi ka refuzuar klube, por ta ketë refuzuar edhe Juven? “Dikush i ka thënë që të qendrojë tek Inter”, – ishte fjalia tjetër e hedhur si për diversion nga Uanda. Mos vallë, për Interin është më mirë të mbajë në shtëpi “një grua që nuk e do”, sesa t’ia japë atë “mullixhiut” Juventus?
Sfidanti.al