Mjaftoi një ndeshje e madhe që për të, të thureshin elozhe, madje të jashtëzakonshme. Antuan Grizman u soll si kapiten dhe udhëheqës i Barcelonës në fitoren 5-2 ndaj Betisit në “Kamp Nou”, aq sa gazeta “Marka” nuk ngurroi të bënte një krahasim që padyshim mund të quhet një “sakrilegj”, diçka thuajse e ndaluar.
“Grizman ishte Mesi”, – titulloi ajo (Griezmann fue Messi), – përcaktues dhe vendimtar në mungesë të argjentinasit, që u kënaq duke shikuar ndeshjen në tribunë”. Natyrisht, duhej një guxim i madh nga gazetari Hugo Serezo që të shkruante këto fjalë, aq më tepër publikisht, por francezi ishte vërtet një hero katalanas, dhe jo vetëm për dy golat e shënuar. Edhe festimi pas golit ishte thuajse identik si ai i Mesit.
Sfidanti.al