Kuotërbeku Lak shokon NFL; tërhiqet në moshën 29 vjecare

Kur duhen edhe 10 ditë nga fillimi i sezonit të ri në National Football Laegue, një lajm tronditës ka qarkulluar në ambientet e këtij kampionati. Endrju Lak, një prej kuotërbekëve më të mirë i ligës, njoftoi në mnbrëmjen e së shtunës drejtuesit e skuadrës së tij Indianapolis Colts vendimin e tij për t’u tërhequr përfundimisht nga sporti dhe është vetëm 29 vjec.

‘Nuk ishte një vendim i lehtë-tha Endrju Lak-siinqerisht, ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time, por ishte edhe një vendim i drejtë. Në 4 vitet e fundit kam përjetuar cikle pafund dëmtimesh, dhimbjesh, periudha riaftësimi, pa pushim si gjatë sezonit ashtu edhe në playoff. Ndihesha i gëlltitur nga kjo spirale pa fund. Rruga e vetme ishte të lija sportin’.

Lak nuk ishte i pranishëm në fazën përgatitore për shkak të një problemi në këmbë, por Indianapolis shpresonte që ai të bashkohej rregullisht me skuadrën përpara fillimit të sezonit të rregullt. Kurse tani gjithcka do të besohet te Xhakobi Briset, ndërkohë që do të rishihen edhe objektivat dhe me siguri pretendimet do të ulen.
‘Nuk po mund të jetoja më jetën time sic doja-vijoi Lak-e kisha humbur entuziamin për lojën dhe që nga viti 2016 zbrisja në fushën e lojës me dhimbje në trup. Arrita përsëri te kjo dilemë dhe i premtova sërish vetes se nëse do të shihja përsëri veten në një situatë të tillë, do të zgjidhja veten time dhe kështu bëra’

sfidanti.al