Ka hurma arabie, por ka edhe ..”Kombëtare Arabie”

Dikur i binim gjoksit duke thënë se futbollistët tanë luajnë në kampionate të nderuar në Europë, po tani çfarë do të themi? Mos vallë e kemi gati :  të gjitha rrugët të çojnë drejt ..parasë, pra drejt Arabisë. Ia kanë mbathur të gjithë “yjet kuqezi” nga Europa apo dolën tepër në ekipet e tyre? Dhe cilët janë? Asllani, Bajrami, Gjimshiti dhe Arbër Hoxha. Na ikën “intelektualet e Kombetares” nga mëmëdheu i futbollit, Europa. Edhe Broja po pret një fërshëllimë,  që të largohet nga Anglia, pa kthyer fare kokën prapa…

Po të shkoj edhe Broja, do të krijonin një  histori edhe përtej topit: lindën në vendin ku kishte  naftë por e piu “gogoli”, dhe shkuan atje ku edhe çesmet  “nuk kanë ujë , por vetëm naftë”. Dhe kur Europa të mbyll dyert, ku ka më mirë se të jesh i  pasur në “shkretëtirë”…

Sfidanti.al