Aidon Shehu ka ndryshuar ekip në Greqi, teksa Panathinaikos ka vendosur ta huazojë 19-vjeçarin te Pyrgos, skuadër që militon në Superligën 2. Shehu, pjesë e Shqipërisë U-21, u transferua këtë verë te Panathinaikos nga Hull City për 1 milion euro, ndërsa më herët ishte raportuar se marrëveshja kapte shifrën e 3 milionë eurove. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit, klubi grek ka paguar 1 milion euro për kartonin e tij.
Shehu nuk pati hapësira te Panathinaikos gjatë kësaj periudhe dhe nuk u përfshi as në stol, ndaj drejtuesit vendosën ta dërgojnë në huazim për t’i dhënë mundësinë të fitojë më shumë minuta dhe eksperiencë. Pyrgos u ngjit në Superligën 2 pas suksesit të sezonit të kaluar, ndërsa huazimi i talentit kuqezi u finalizua në fund të merkatos. Për Shehun nis kështu një aventurë e re, me synimin për të fituar hapësirë, për t’u zhvilluar dhe për t’u rikthyer më i fortë te Panathinaikos.

