Ish-futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Hasan Sas, është ndaluar nga autoritetet turke në kuadër të një hetimi për drogë dhe substanca stimuluese të zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme e Bakirkoyt. Ndalimi i ish-futbollistit është kryer nga ekipet e Komandës së Xhandarmërisë së Provincës së Stambollit, ndërsa hetimi ndaj personave të dyshuar vijon.
Sas, i cili ka mbushur 50 vjeç, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës te Galatasaray, ku u shndërrua në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës. Ai luajti gjithashtu për Adana Demirspor dhe Ankaragücü.
Në nivel ndërkombëtar, Sas ishte pjesë e Kombëtares së Turqisë në Kupën e Botës 2002, ku turqit arritën një rezultat historik duke u renditur në vendin e tretë. Pas tërheqjes nga futbolli, ai vijoi të ishte i angazhuar në këtë sport, duke punuar si trajner te Galatasaray dhe më pas si komentator televiziv.

