PSG zgjerohet në Belgjikë, pronarët nga Katari blejnë klubin e dytë

PSG zgjerohet në Belgjikë, pronarët nga Katari blejnë klubin e dytë. Qatar Sports Investments (QSI), grupi që zotëron Paris Saint-Germain, ka përfunduar zyrtarisht blerjen e KAS Eupen, klubit belg që aktualisht luan në kategorinë e dytë. Sipas “L’Equipe”, marrëveshja është konfirmuar këtë të enjte, disa muaj pasi QSI kishte marrë kontrollin e operacioneve sportive të klubit, në dhjetor 2025. Me përfundimin e blerjes, QSI bëhet pronari i vetëm i Eupenit, duke zgjeruar më tej projektin e tij në futbollin europian përtej PSG-së. Eupen ra nga elita belge në maj 2024, pas tetë sezonesh radhazi në nivelin më të lartë. Tashmë, objektivi i klubit nën pronësinë e re është i qartë: rikthimi në elitën e futbollit belg. Drejtuesit e QSI synojnë që Eupen të shërbejë si një tjetër pikë zhvillimi në projektin e tyre ndërkombëtar, me fokus te rritja sportive dhe komerciale e klubit.