Sezoni u duk si një kalvar, pasi trofetë që u fituan ishin pak për investimet dhe pretendimet. Mançester Siti ia doli të merrte vetëm Superkupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës, kurse dështoi keqazi në duelin me Liverpulin për titullin, dhe në synimet madhëshore për Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, edhe në këtë edicion aspak pozitiv

