Pse humbi Barcelona? Se Mesi nuk ka më dëshirë të luajë!

Në një mbrëmje kur rivali i tij i madh, Kristiano Ronaldo, shënoi dy gola, gjigandi tjetër i futbollit u duk si i humbur në një natë të errët. Barcelona humbi për herë të parë pas një dekade ndaj Atletikos së Madridit, dhe Lionel Mesi praktikisht nuk ishte në “Uanda Metropolitano”. Fizikisht ndodhej në fushë, por me 23 topa të humbura e vetëm 36 pasime të saktë gjatë gjithë ndeshjes, i mungoi ekipit në një nga ndeshjet më të vështira të sezonit. Natyrisht që kushdo e kujton shfrimin që kapiteni bëri pas mbërritjes në Spanjë nga Argjentina, kur tha se “u lodha duke qenë unë problemi tek Barcelona”.

Gjithsesi, problemet e Leos në klubin katalanas ekzistojnë më herët. Siç thekson gazeta “AS”, ai nuk ka shënuar asnjë gol të rëndësishëm jashtë “Kamp Nout” gjatë vitit 2020, dhe nuk është më shpëtimtari i skuadrës jashtë fushe. “Kjo gjë nuk shkon fare me famën e tij dhe me faktin se është fitues në fuqi i Topit të Artë”, – komenton e përditshmja madrilene. Duket se problemet që Mesi ka kaluar me drejtuesit e klubit, po shfaqen në fushë”. Humbja 0-1 në Madrid bëri që Barcelona të mbetet në vend të 10-të në La Ligame vetëm 11 pikë, 9 më pak se Atletiko.

Sfidanti.al