Miqësia e Ibrahimovic: Mihajlovic bëri gjithcka për të më sjellë te Bologna

‘Sinisa bëri gjithcka për të më sjellë te Bologna, por fdilema ime ishte nëse do të mbyllja karrierën apo jo-Zlatan Ibrahimovic tregon atë për të cilën kronikat e merkatos së transferimeve kanë folur me javë të tëra, teksa mori pjesë në prezantimin online të autobiografisë së trajnerit Sinisa Mihajlovic, ‘Ndeshja e jetës’.

‘Është një persom fantastik-vijoi Ibrahimovic-i thashë se nëse do të vija te Bologna do të ishte falas. Nuk kishte aspak lidhje me klubin apo tifozët’.

Edhe vetë Mihajlovic foli për mundësitë e kalimit të suedezit te Bologna.

‘Për qytetin e Bolognas do të ishte dicka madhështore ardhja e Ibras, pastaj pas tij ishte Milani-tha Mihajlovic-Ai e mbajti fjalën, kur vendosi të shkojë te Milani më mori në telefon. Kjo gjë është normale, me të gjithë respektin’.

sfidanti.al