Rudi Fëleri sheh Klopin tek Gjermania, por Lëvi duhet zëvendësuar shpejt!

Ish-sulmuesi i shquar i kombëtares “teutone” gjykon se vetëm trajneri i Liverpulit mund ta bëjë punën në stolin e Gjermanisë. Rudi Fëler nuk ka dyshim se koha e Joakim Lëvit do të përfundojë (kur?), dhe se kandidati më i mirë për ta zëvendësuar është Jurgem Klopi. “Kjo është e qartë, – thotë ai, – Klopi e meriton, ai është i vetmi që mund të zgjidhet”. Gjithsesi tekniku liverpulas ka kontratë në “Anfild” deri në 2024, dhe nuk ka ndërmend ta shkelë.

“Ndoshta (unë do të bëhem trajner i Gjermanisë) në të ardhmen, – tha ai, – por, tani kam përgjegjësi të shumta këtu ku jam dhe nuk mund të braktis gjithçka për një sfidë të re”. Lotar Mateusi ka një vizion më afatshkurtër për çështjen “Lëv”. “Unë mendoj se trajneri i tanishëm nuk mund të vazhdojë ta drejtojë skuadrën, – theksoi ish-kapiteni, – konferencat e tij të shtypit, dhe intervistat nuk janë më aq të qarta sa ishin dikur. Unë e kuptoj se Federata do ta mbajë, por Jogi duhet të jetë i ndershëm me veten dhe të largohet”.

Sfidanti.al