Edhe me 6 mungesa, Liverpuli e pati “lojë fëmijësh” fitoren me Leisterin!

Po luante me të vërtetë i copëtuar. Më keq se kaq nuk e kishte parë veten Jurgen Klopi si trajner i Liverpulit, por skuadra që ai ka ndërtuar duket si “mbrojtësit e kalasë së Krujës”, sado të paktë në numër, sado i fortë armiku, ata rezistojnë. Gjashtë lojtarë të formacionit munguan, dhe çfarë lojtarësh: Aleksandër-Arnold, Gomez, Van Dajk, Tiago Hendersoni dhe Salahu. Kjo nuk ndikoi fare dhe të kuqtë fituan 3-0 në “Anfild” ndeshjen e Premier Ligës, duke tregur një epërsi çarmatosëse përballë një skuadre pretendente për titull, që ishte në krye deri para kësaj jave. Autogol i Evansit, gola të Zhotasë e Firminos, si dhe dy shtylla të Firminos e raste të tjerë të shumtë për vendasit.

“Ne e merituam, – tha Klopi, – djemtë bënë një paraqitje të pabesueshme përballë një rivali të nivelit maksimal. Unë nuk e quaj kurrë një fitore të tillë si të lehtë, sikur ishte e padiskutueshme. Djemtë janë luajtën flakë e zjarr. Mbrojtja jonë filloi me sulmuesit, më pëlqeu gjithçka, rezultati, loja, mospësimi i golave, ne u mbrojtëm shkëlqyeshëm. Vetëm se duhej të kishim shënuar më shumë gola”. Liverpuli mbajti topin 57 për qind, pati 24 gjuajtje drejt portës ndaj 11 të miqtë, 13 në kuadrat (4 Leisteri), si dhe kornet ishin 10-3. Lajmi i vetëm i keq ishte dëmtimi i Keitës në pjesën e dytë.

Diogo Zhota, autor i një tjetër goli, ishte i lumtur. “Të luash në radhët e kampionëve të botës ka domethënie të madhe për mua, – u shpreh ai, – shpresoj që të vazhdojmë fitoret dhe unë të jem i rëndësishëm, ashtu si deri tani. Bëmë një punë të paqme, në sulm e në mbrojtje, në analizë të fundit bëmë një ndeshje të madhe. Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, fituam tri pikë sot, por e mërkura është një sfidë tjetër”. Liverpuli ka 20 pikë në renditje, po aq sa Totenhemi, por duke qenë i dyti për golaverazh, ndërsa Leisteri ka 18 pikë.

Formacioni: Alison, Xhons, Robertson, Matip, Fabinjo, Keita (Uilliams 53’), Milner, Vajnaldum, Zhota (Origi 89’), Firmino, Mane (Minamoto 89’).  Tr. Klop

Sfidanti.al