Teknikët e futbollit janë gjithnjë njerëz me valixhe në duar, dhe ndoshta italiani i të kuqve mund të jetë duke i bërë gati të vetat. Humbja ndaj Skënderbeut ishte tepër e rëndë për Partizanin, dhe Adolfo Sormani dështoi në një tjetër rifillim, siç ndodhi në rifillimin e kampionatit pas pushimit dimëror. Të jetë vallë rastësi?

