E mbani mend Aleksis Lalasin? Parashikon humbjen e Anglisë dhe fitoren e SHBA-së!

Ka qenë futbollist i kombëtares amerikane në vitet 90-të dhe ishte në përfaqësuese gjatë Kupës së Botës 1994 që u mbajt pikërisht në “Tokën e Premtuar”. Aleksis Lalas nuk harrohet edhe për kitarrën e tij, ndërsa luajti deri në Serinë A, diçka e rrallë për një futbollist amerikan në atë kohë. Sot, i kthyer në opinionist, ai parashikon se SHBA-ja do ta mundë Holandën në raundin e dytë të Kupës së Botës në Katar, madje shton që Anglia do të eliminohet nga Senegali. Lalasi i tha këto si përgjigje për gazetarin anglez, Pirs Morgan, që parashikoi se amerikanët do të vuajnë ndaj Holandës sepse nuk kanë një golshënues natyral, ndryshe nga holandezët apo anglezët.

Sfidanti.al