Historitë në klubin dhe në skuadrën e madhe torineze janë nga më të ndryshmet dhe më së shumti është tema e largimit. Plot 10 drejtues dhanë dorëheqjen pasi skandali i “plusvalencave” dhe mashtrimeve financiare u “majis” e nisi të shpërthente, por nuk paska qenë thjesht çështje administrative. Përtej ikjes së presidentit Andrea Anjeli dhe të zëvendësit të tij, Pavel Nedved, mediat italiane shkruajnë se edhe trajneri Masimiliano Alegri paska dhënë dorëheqjen në të njëjtën kohë me drejtuesit, por gjithsesi klubi e ka refuzuar. Lapo Elkan, që është pronari i kompanisë Eksor (Exor) dhe ata që kanë mbetur në drejtim të Juves kanë gjykuar se Alegri nuk mund të largohej, e po ashtu edhe drejtori sportiv, Kerubini, i cili është bërë drejtor i përgjithshëm.
Sfidanti.al