Nuk thonë kot se futbolli është gjëja më e rëndësishme nga të parëndësishmet. Deri më sot nuk ka pasur luftëra apo revolucione për një ndeshje topi, ndërsa ajo që po ndodh në Iran është tepër më serioze, me jetë të humbura dhe konflikte sociale. Në këtë kontekst, është më e kuptueshme klima rreth kombëtares iraniane të futbollit, e cila u eliminua mbrëmë nga Kupa e Botës, ndonëse luftoi shumë ndaj SHBA-ë në pjesën e dytë. Trajneri Karlos Keiroz, që nuk dihet nëse do të vazhdojë, deklaroi se lojtarët e tij meritojnë gjithë respektin. “Nuk është e lehtë të luash nën kërcënime, – tha portugezi, – ata bënë diçka të madhe. Një ditë i quajnë heronj, ditën tjetër duan t’i vrasin”. Futbollistët thuhet se u kërcënuan nga autoritetet për shkak se nuk kënduan himnin, dhe se pasojat do t’i vuanin familjet e tyre.
Sfidanti.al