Gerardo Martino vendos Messin në të njëjtin nivel me Maradonën

Trajneri i Atlanta United, Gerardo “Tata” Martino, e ka cilësuar Lionel Messin, së bashku me Diego Maradonën, si lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit. Deklarata e tij erdhi pas fitores 3-1 të Inter Miamit ndaj skuadrës që ai drejton.

Martino, i cili ka punuar me Messin tek Barcelona, kombëtarja e Argjentinës dhe më parë tek Inter Miami, bëri këto komente pas përballjes së zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium”, në kuadër të MLS-së. “Messi, së bashku me Maradonën, janë lojtarët më të rëndësishëm në histori”, u shpreh trajneri argjentinas.

Ai theksoi gjithashtu se ylli i Inter Miamit vazhdon të shfaqë të njëjtat cilësi që ai ka vlerësuar prej dy dekadash, pavarësisht skuadrave dhe ambienteve të ndryshme ku ka luajtur. “Vazhdon të ofrojë të njëjtat cilësi që kam theksuar për 20 vite rresht, në vende të ndryshme”, deklaroi Martino.