Çifti i famshëm i tenisit i jep fund martesës

Një nga çiftet më të njohura të sportit botëror, Elina Svitolina dhe Gaël Monfils, kanë njoftuar fundin e martesës së tyre. Tenistja ukrainase e bëri të ditur lajmin përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku rrëfeu ndikimin e luftës në Ukrainë në gjendjen e saj emocionale dhe vështirësitë që kanë shoqëruar jetën e saj gjatë viteve të fundit.

Svitolina, ish-numri 3 në renditjen botërore të WTA-së, u martua me tenistin francez në vitin 2021. Çifti ka një vajzë së bashku, Skai. Në mesazhin e saj, ukrainasja pranoi se lufta në vendlindje ka lënë pasoja të thella tek ajo, duke i shkaktuar net pa gjumë, dyshime dhe ndjesinë se po humbiste gradualisht veten.

“Ky është mesazhi më i vështirë që më është dashur të ndaj ndonjëherë. Të gjithë e dinë se sa shumë do të thotë Ukraina për mua. Ajo për të cilën kam folur rrallë është ajo që lufta ka bërë me mua nga brenda. Ajo që nuk keni parë janë netët pa gjumë, dyshimet dhe ndjesia se po humbisja ngadalë veten”, shkroi Svitolina.