Sa keq që Irani dhe SHBA nuk do të japin mesazh paqeje si në 2002!

Situata është tepër e vështirë madje e tensionuar në maksimum. Ekipi përfaqësues i Iranit e bëri detyrën e tij duke mos e kënduar himnin e vendit përpara ndeshjes së parë të Kupës së Botës, asaj ndaj Anglisë, ndonëse u detyrua të ndryshonte qendrim kundër Uellsit. Gjithsesi, në Iran vazhdojnë protestat kundër qeverisë, ndërsa “lufta e nxehtë” me SHBA-në nuk ndërpritet. Kjo e bën thuajse të pamundur që të përsëritet ajo që ndodhi në Botërorin 2002 kur dy ekipet u ndeshën në grup dhe iranianët fituan 2-1. Lojtarët e Iranit dhe SHBA-së pozuan së bashku dhe me tufa lulesh duke dhënë mesazhin e paqes në Francë. Gjendja, sidoqoftë është krejt e ndryshme dhe ka lajme që autoritetet në Teheran kanë kërcënuar futbollistët që të sillen siç duhet ndryshe do ta pësojnë familjet e tyre.

Sfidanti.al