“Fukarallëk-maskarallë” tek Belgjika, sherr pas humbjes!

Pak ditë më parë, Kevin De Brujne deklaroi se nuk arrin ta kuptojë se përse ekipi i tij kombëtar nuk luan dot aq mirë sa Mançester Siti. Ndoshta mesfushorit i duhet kujtuar se tek skuadra e Guardiolës është mbledhur ajka e botës, ndërsa Belgjika luan me ata që ka me pasaportë, por duket se tek “djajtë e kuq” është kaluar nga fjalët, tek “veprat”. Pikërisht De Brujne qenka përfshirë në një sherr në dhomat e zhveshjes, ku paskan marrë pjesë edhe mbrojtësi Vertongen dhe kapiteni Eden Hazar. Madje, qenka dashur ndërhyrja e Lukakut që të shmangej kacafytja. Humbja me Marokun duket se e ka prishur qetësinë tek belgët.

Sfidanti.al