Vetë e përditshmja madrilene “Marka” e pohon këtë gjë, që gjyqtari i vendit të saj ia doli fare lehtë të ndante drejtësinë në një ndeshje që pritej të ishte si një “shpërthim bërthamor”. Gjithsesi, Iran-SHBA në Kupën e Botës në Katar tregoi edhe një herë se sporti në përgjithësi, dhe në këtë rast futbolli, shërbejnë për t’i bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë. Futbollistët e të dyja ekipeve vërtet nuk bënë gjestin e paqes me lule e përqafime si 24 vite më parë në Francë 1998, por ishin shembullorë ndaj njëri-tjetrit, në një lojë të fortë, por plotësisht korrekte me synim vetëm për të dhënë më të mirën e për të fituar. Edhe publiku në shkallët e stadiumit ishte tepër korrekt, pa përplasje në distancë, por vetëm me mbështetje të ekipeve të zemrës. Mateu Lahoz, sipas “Markës” e ka pasur shumë më keq kur ka drejtuar El Klasikot mes Barcelonës e Realit në kohën e Murinjos dhe të Guardiolës. SHBA në fund fitoi me meritë 1-0 duke u kualifikuar për në raundin e dytë.
Sfidanti.al