Pavarësisht se ka bërë shkelje, ka bërë mashtrime në bilanc, me “plusvalencat” dhe me rrogat, duke krijuar një diferencë të rreme prej gati 70 milionë eurosh, sërish dënimi për “Zonjën e Vjetër” do të jetë “me masë”. Kjo do të thotë se skenari i zbritjes në Serinë B cilësohet si tepër i largët dhe praktikisht i pamundur. Gjithsesi, do të ketë heqje pikësh të cilat do të prishin punë, dhe sipas rregullores hiqen “1 apo më shumë pikë”. Nëse ky dënim bën që Juventusi të humbasë kualifikimin për në Champions atëherë do të lihet në këtë kampionat, nëse nuk do të ketë asnjë ndikim sportiv këtë sezon, atëherë do të aplikohet sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al