Ekipi i tij ka marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshje, por shpresat mbeten. Koreja e Jugut ka në radhët e veta një futbollist të nivelit shumë të mirë si Kang-in Li, i cili luan në La Ligën spanjolle, dhe që përgatitet për sfidën e fundit në grupet e Botërorit, atë ndaj Portugalisë. Li thotë se pavarësishts e koreanojugorët kanë vetëm 1 pikë, ata kanë luajtur mirë dhe nuk kanë pasur fat. “Ëndrra ime është që të fitojë Kupën e Botës me Korenë e Jugut, – thotë ai për Radio Markën, – e di se është e vështirë, por do ta provojmë të fitojmë me Portugalinë, që është një nga kandidatët për titull”.
Sfidanti.al