A do të mundet Barcelona të ulë rrogat me 200 milionë euro?!

Nga liga spanjolle nuk besojnë se katalanasit do të kenë mundësi ta marrin sërish Lionel Mesin. Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, thotë se kjo gjë do të ishte e mundur vetëm nëse PSG do ta lejonte Mesin të largohej, dhe nëse rroga e argjentinasit do të ishte brenda parametrave që mund të përballohet nga klubi i “Kamp Nout”. Gjithsesi, kjo duket utopi sepse Tebasi thotë që Barça do të duhet të ulë rrogat shumë më tepër sesa ka bërë deri tani. Sipas Tebasit, Barcelona mund të marrë përforcime në janar apo edhe më vonë vetëm nëse e ul me një të tretën masën e pagave, nga 600 milionë në 400 milionë euro, që do të thotë se duhet ta ulë me 200 milionë!

Sfidanti.al