Interi nuk di nëse duhet të qeshë apo të qajë që Onana u përjashtua nga Botërori!

Nuk dihet se cili paska qenë veprimi i gabuar i portierit të Kamerunit në Katar. Këtë e dinë tek skuadra kombëtare afrikane, në Federatë, e padyshim trajneri Song dhe vetë Onana. Portieri i Interit i ka bërë gati valixhet dhe është largar nga Kupa e Botës, i përjashtuar nga ekipi për sjellje të gabuar. Ky ishte vendimi i Songut dhe i Federatës që ka për president Samuel Etonë. Onana ishte titullar në ndeshjen e humbur 0-1 me Zvicrën, por ai nuk ishte aspak pjesë e skuadrës për Serbinë. Tek Interi mund të jenë të kënaqur që portieri kthehet para kohe nga Botërori në Milanelo, pasi mund të shlodhet dhe të përgatitet, por gjithsesi ngjarje të tilla nuk i pëlqejnë askujt.

Sfidanti.al