Mesi përgënjeshtron kalimin në Ligën Amerikane: Lajm i rremë!

Është agjenti i tij që flet pasi vetë superylli argjentinas është i përqëndruar në finalet e Kupës së Botës në Katar. Në një kohë që është shkruar gjerësisht se Barcelona dëshiron kthimin e Lionel Mesit në ekip dhe që Paris SG i ofron rinovim të kontratës, dalin lajme sikur 35-vjeçari ka rënë dakord me Dejvid Bekamin që të kalojë tek Interi i Majemit në ligën profesioniste amerikane. “Është diçka e gënjeshtërt, – tha Marselo Mendez për CNN-in, – është lajm fals. Nuk ka asnjë bisedim të Mesit që të bashkohet me Interin e Majemit vitin e ardhshëm”.

Sfidanti.al