“Marka”: Gana fiton në çmendurinë e bukur të futbollit!

Dy ekipe që luajtën shumë mirë, dolën me ndjenja krejt të kundërta nga fusha, por gjithsesi të dyja palët patën një “emërues” të përbashkët, atë që dhanë gjithçka në fushë dhe luajtën shumë mirë. Gana fitoi 3-2 ndaj Koresë së Jugut, në një nga ndeshjet më sulmuese dhe më emocionuese të Kupës së Botës deri tani, duke bërë që kjo e hënë të cilësohet si dita me më shumë gola në kampionat, të paktën për dy ndeshjet e para, 6 në Kamerun-Serbi dhe 5 në Kore e Jugut-Ganë. E përditshmja “Marka” thekson se “Gana shkëlqen në çmendurinë e futbollit”. Salisu dhe Kudus i dhanë epërsinë 2-0 ganezëve, por koreanojugorët barazuan në 3 minuta kohë me anë të Ço Gue-Sungut. Gjithsesi, fjalën e fundit “e thanë” afrikanët shpejt pasi pësuan golat, kur Kudus realizoi rrjetën e fitores.

Sfidanti.al