“Kalçopoli” i dytë i Juventusit, dorëhiqet bordi me në krye presidentin Anjeli!

Kanë ndryshuar kohët edhe në Itali dhe nuk ka sesi të thuhet ndryshe kur një klub i tillë gjigand si ai piemontez detyrohet të rrëzohet për së dyti. Plot 10 anëtarë të bordit drejtues të Juventusit dhanë dorëheqjen si pasojë e hetimeve të prokurorisë për atë që në Apenine e quajnë “plusvalencat” financiare në buxhet, dhe që ka lidhje me kontratat e futbollistëve. Në krye të të dorëhequrve, presidenti Andrea Anjeli, njeriu që drejtoi klubin për 12 vjet. Kjo goditje është e dyta për Juven që nga viti 2006 kur skuadra u zbrit në kategorinë e dytë pas hetimeve që morën emrin “Kalçopoli”.

Sfidanti.al