Brazili është më mirë me apo pa Nejmarin në këtë Botëror?!

Kritikat për yllin e Paris SG kanë qenë të shumta, por gjithsesi duket se ai po tregohet i rëndësishëm për ekipin kombëtar. Nejmari i ka bërë njerëzit të flasin me praninë e tij në fushë, dhe opinionistët tani po flasin edhe për shkak të mungesës siç ndodhi në fitoren 1-0 ndaj Zvicrës. Brazili triumfoi me golin e Kasemiros në minutat e fundit, ndihmuar shumë nga një Vinisius në formë të madhe, ndërsa lojtarët zviceranë si Elvedi apo Akanxhi u ndjenë padyshim të dëshpëruar pasi dhanë gjithçka. Opinionistët deklaruan se Brazili e ndjeu mungesën e Nejmarit përtej lidershipit të Kasemiros, ndërsa Fred nuk u tregua një zëvendësues i denjë. Janë të shumtë ata që mendojnë se Nejmari duhet të kthehet nëse brazilianët duan që të fitojnë Kupën e Botës.

Sfidanti.al