Dodaj më i shtrenjti, disa oferta për lojtarin e Vllaznisë

Ishte një zbulim te Vllaznia, por edhe në kampionat gjatë edicionit 2024-‘25. Fjala është për Kevin Dodajn, sulmuesin e Vllaznisë, që u shndërrua në një nga protagonistët e kuqebluve. 19-vjeçari arriti të tregonte vlerat e tij javë pas jave në kampionat, duke merituar pastaj edhe ftesat e vazhdueshme të kombëtares U-21 të Shqipërisë. Edhe statistikat ishin

Vazhdoni leximin →

Ndreca qëndron te Egnatia

Edison Ndreca do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar rinovimin për dy vite me rrogozhinasit. Rinovimi vjen pak ditë pasi Egnatia firmosi edhe me Albano Aleksin. NJOFTIMI I EGNATIAS:  Edison Ndreca qëndron tek kampionët. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mbrojtësin u rinovua për dy vjet te tjera.

Vazhdoni leximin →

Rrezikohet derbi shqiptarësh në Champions

Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve. Kampionët e Shqipërisë janë njohur tashmë me listën përfundimtare, të kundërshtarëve të mundshëm. Për shkak të koeficientit, rrogozhinasit janë të pozicionuar te skuadrat jofavorite. Ndër kundërshtarët e mundshëm është edhe Drita. Kampionët e Kosovës ndodhen te skuadrat favorite. Janë 14 skuadra të mundshme për Egnatian.

Vazhdoni leximin →

Aleksi zyrtarizon rinovimin

Albano Aleksi mbetet tek Egnatia. Kampionët e Shqipërisë kanë rinovuar me mesfushorin. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, e cila është firmosur mes palëve. “Albano Aleksi qëndron tek kampionët! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin është rinovuar për 3 vjet të tjera. Suksese!”, shkruhet nga klubi kampion. 32-vjeçari ishte në dyshim për të

Vazhdoni leximin →

Tirana shet yllin e ekipit, bardheblutë mbushin arkat

Walid Jarmouni pritet të vazhdojë karrierën në Kroaci, pasi është afër kalimit te Hajduk Split. Sulmuesi francez u shfaq së fundmi me fanellën e klubit kroat, duke sinjalizuar largimin nga Tirana. Të dyja klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti. Klubi kryeqytetas do të përfitojë 300 mijë euro nga ky

Vazhdoni leximin →

2 vite bashkëpunim, Stojanovic lë Vllazninë

Milos Stojanoviç ka mbyllur bashkëpunimin me Vllazninë, ndërsa ishte prej dy vitesh pjesë e skuadrës. Mbrojtësi i kuqebluve largohet nga Shkodra pasi i përfundoi kontrata. Stojanoviç konsiderohej i paprekshëm në mbrojtje. Kuqeblutë po punojnë me projektin e ri ku trajner është Martini dhe largimi i 28-vjeçarit është i pari zyrtar. Njoftimi i Vllaznisë: “Pas 2

Vazhdoni leximin →

Të rinjtë në fokusin e Partizanit

Partizani ka zhvilluar dje seancën e dytë stërvitore në funksion të ndeshjeve që pritet të zhvillojë në korrik në Ligën e Konferencës. Pas afro dy javësh pushime, trajneri Gega vendosi që të gjithë të kthehen në punë dhe të nisin punën për të qenë sa më gati në ndeshjet që vlejnë më shumë se gjithçka

Vazhdoni leximin →