Te Partizani priten ndryshime gjatë merkatos, me disa futbollistë që do të largohen nga skuadra. Mes tyre janë Nikola Vujnovic dhe Dmitriy Podstrelov, të cilët nuk kanë bindur stafin teknik me paraqitjet e tyre. Të dy iu bashkuan klubit në janar, por pas pesë muajsh nuk janë më pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm. Klubi u ka kërkuar të largohen, por situata është komplikuar për shkak të kontratave që vlejnë deri në qershor 2026. Lojtarët kërkojnë kompensim financiar për prishjen e marrëveshjes. Drejtuesit synojnë ta zgjidhin çështjen sa më shpejt, pasi përgatitjet për Conference League tashmë kanë nisur.
sfidanti.al